Teksa varianti i ri i koronavirusit ‘Omicron’ po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar nëse je i infektuar me mutacionin e ri apo jo .
Dhe kjo ,sepse tamponët e shpejtë nuk po e kryejnë më detyrën e tyre .Sipas ish-drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Evropiane të Barnave Guido Rasi thotë se mutacioni i ri i virusit Sars-CoV-2 mund t’i shpëtojë më shpesh testeve të shpejta .
‘Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike’ u shpreh ai.
Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë anti-gjenikë janë ‘të pandjeshëm’ për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye janë jo të besueshëm.
Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative edhe pse personi është i infektuar. Kjo është arsyeja pse, sipas ekspertit, marrja e tre dozave të vaksinave bëhet edhe më e rëndësishme.
/Priza.al/