Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo”, 15 vjeçarin Zalo Prendi.
Shoferi i makinës tip BMW është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por është kapur pas disa minutash. Gjimnazisti është transportuar me ambulancë drejt spitalit Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 15 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes. I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Priza.al/