Kryedemokrati Lulzim Basha ka blinduar dyert e selisë së Partisë Demokratike. Pas dyerve të drurit ndodhen sisteme të tjera blinduese që janë vendosur për të mos lejuar asnjë njeri të futet pa urdhër nga lart.
Siç duket në foto, në brendësi të PD-së janë vendosur hekura përforcues që kanë blinduar hyrjet.
Fotoja është kapur në momentin që është hapur dera, por nëse shihet nga jashtë, nuk mund të dallohen ‘përforcimet’ e vendosura për shkak të adezivëve me të cilat janë mbështjellë dyert.
/Priza.al/