Virozë apo Covid? Alimehmeti tregon dallimin mes tyre

Me variantin e ri Omicron dhe me virozën e stinës shumë njerëz janë në mëdyshje nëse kanë një grip normal apo janë infektuar.

Në lidhje me këtë situatë ka folur mjeku, Ilir Alimehmeti, i cili tha se nuk ka një dallim mes tyre, por e vetmja gjë që mbetet të bëjnë është tamponi dhe analizat, për të provuar nëse janë infektuar ose jo.

“Testi i shpejtë është efektiv dhe me kosto të ulët. Ka shumë njerëz që po e teprojnë në fakt me bërjen e testeve. Bëjeni vetëm kur keni simptoma ose vetëm kur keni pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar,” tha Alimehmeti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *