Emri/ 22-vjeçari nga Kukësi u gjet i vdekur natën e Vitit të Ri në Angli, policia dyshon se….

Nata e ndërrimit të viteve ka rezultuar tragjike për të riun shqiptar Fatjon Oruçi.

Mediat britanike njoftojnë se 22-vjeçari u gjet i pajetë në rrugë në qytetin e Rotherham.

Ishte ora 1:20, vetëm pak pas festimeve të mëdha të Vitit të Ri, kur policia gjeti të vdekur shqiptarin, ngjarje e cila raportohet se ka ardhur si pasojë e një sherri.

Oruçit iu gjetën plagë të shumta në trup, ndërkohë që për ngjarjen janë vënë në pranga dy persona, një 26-vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe.

Pas dhënies së dëshmisë, ata u liruan ndërsa autoritetet vazhdojnë me hetimet. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *