Kushti që sheikët i kanë vendosur Leo Messit/ Mund të largohet nga PSG, nëse…

Transferimi i tij në PSG në merkaton e kaluar bëri bujë të madhe, por mesa duket Leo Mesi mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

Një ish-futbollist i Barcelonës, panelisti ‘Lobo’ Karrasko ka zbuluar në programin El Chiringuito TV në Spanjë se ai do të largohet nëse këta të fundit nuk arrijnë dot të fitojnë Champions League. Messi nuk po ndihet mirë në skuadrën e Poçetinos dhe kjo mund të sjellë largimin e tij.

“Nëse ai arrin të fitoj me PSG, Leo mund të rinovoj dhe për një vit tjetër. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, Mesi mund të vendosë të largohet pas vetëm një sezoni” tha Karrasko.

Performancat e tij në Francë nuk janë ato që priteshin nga tifozët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *