Shkrimtarët e “La Casa de Papel” hartuan një plan gjenial për të nxjerrë arin nga Banka e Spanjës. Por a do ishte i mundur ky plan në jetën reale?
Sipas California18, përgjigjen për këtë e ka dhënë një inxhinier detar, i cili është dhe gjeniu i këtij plani.
Në fakt, truri i vërtetë pas planit për të nxjerrë arin nga Banka e Spanjës në këto episode të fundit të pjesës 2 të sezonit 5 është një person krejtësisht tjetër me aftësi të vërteta shkencore.
Javier Gómez Santander, një nga skenaristët dhe bashkëprodhuesi, fillimisht shpjegon se si i lindi kjo ide e minierës së arit. Ai tha se në këto momente mendoi me vete se pompat mund të nxirrnin ar. Më pas u kontaktua Luis Ramon Nuñez. Në vetëm 3 orë, inxhinieri studioi kohën dhe fuqinë që duhej për të punuar arin me disa përllogaritje të thjeshta. “Përdora ekuacione që përdorin shumë studentë”, ka treguar ai. Kënaqësia e madhe për të është fakti që e gjithë bota është magjepsur pas idesë së tij.
“Unë jam Luis Ramon Nuñez, me një doktoraturë në inxhinieri detare. Unë kam qenë drejtor i Universitetit Politeknik të Madridit deri në korrikun e kaluar. Në veçanti, kam studiuar përdorimin e energjisë nga rrymat detare. Pashë që pompat e platformave të naftës mund të nxirrnin zhavorrin nga shtrati i detit. Në fakt, ideja m’u duk shumë origjinale, shumë e mirë. Ky origjinalitet më tërhoqi që në fillim. Kam kryer llogaritje shumë të sakta duke përdorur ekuacionet e mekanikës së lëngjeve. Ju duhet të kërkoni për densitetin e arit të pastër dhe më pas të shihni vëllimin që mund të marrë 90,000 tonë. Ai donte të përdorte të gjitha formulat e mia në një dërrasë të zezë për t’i shpjeguar ato”, thotë inxhinieri detar në dokumentarin e ” La Casa de Papel” nga Berlini në Tokio, i disponueshëm edhe në Netflix.
E vendosur në Madrid, “La Casa del Papel” rrotullohet rreth një grupi grabitësish të jashtëzakonshëm, të cilët vendosin të hyjnë në bankën spanjolle për të vjedhur miliona euro. Suksesi i serialit ishte shumë i madh dhe i kaloi kufitjë e Spanjës dhe Evropës.
/Priza.al/