Kërcënoi se do ti vriste familjen, e mitura denoncon 19-vjeçarin: Më ka përdhunu*r për shumë kohë…

Një i ri ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare. Mësohet se nga Policia e Shkodrës është arrestuar 19-vjeçari, Denis Marinaj.

Në komisariat është paraqitur e mitura 15 vjeç ku ka treguar për policinë se 19-vjeçari e kërcënonte se do e vriste atë dhe familjen e saj nëse nuk shkonin bashkë.

Ajo ka zbuluar se nën këto presione ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë në kohë të ndryshme.

‘Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua’, mësohet se ka deklaruar e mitura në polici, ndërsa ka treguar ngjarjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *