Është përhapur në 63 vende të botës, si mund të mbrohemi nga varianti Omicron

Varianti Omicron i koronavirusit është përhapur në shumë vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë pas hulumtimeve të shumta ka arritur në disa përfundime të caktuara rreth variantit të ri të Omicron, i cili tashmë është i pranishëm në 63 vende.

Sipas OBSH mënyra më e sigurt është të ndryshojmë sjelljen dhe masat individuale. Përkatësisht duhet të përdoret maska si edhe të merret doza e vaksinës kundër COVID.

‘Mutacioni Delta është ende rrezik për momenti. Omicron është një kërcënim i pasigurt’, është shprehur Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA, i cili theksoi se pavarësisht se është i ri si variant tashmë mjekët janë më të përgatitur kundër tij.

Një tjetër ekspert shprehet se lëvizshmëria e qytetarë dhe qëndrimin në ambiente të mbyllura do të rritet, dhe për këtë duhet domosdoshmërisht të realizohet administrimi i dozës së tretë.

‘Përqendrimi në ambiente të mbyllura do të rrite. Duhet të realizohet administrimi i dozës së tretë pasi ofron një rritje të antitrupave. Por edhe nëse antitrupat nuk do të ketë shumë efekt kundër mutacionit Omicron , atëherë përqendrimi i tyre mund të mbrojë kundër mutacionit Delta.

Gjithashtu përveç masave individuale, ajrosjes mirë të ambienteve të brendshme, një masë po shumë e rëndësishme është edhe kryerja e testeve. Kjo procedurë rekomandohet për personat të cilat mund të shfaqin simptoma të dyshimta, por edhe për ata që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *