Tirana ‘zgjohet’ me shpërthim tritoli/ Mjeti ‘fluturon’ në ajër, plagoset shoferi dhe pasagjeri! Njëri prej tyre në 2009 tentoi të vriste 3 persona

Tiranë- Një atentat me tritol në makinë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës. Si pasojë është dëmtuar shoferi i mjetit Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serino Dume 26 vjeç. Të plagosurit udhëtonin me një mjet tip ‘Mazda’.

Shoferi i mjetit i cili mbeti i plagosur është një emër i njohur për policinë dhe rezulton të ketë precedent penal. Në vitin 2009, pas një zënke që ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ai ka tentuar të vrasë më granatë dore tre persona të tjerë. Policia po heton në lidhje më ngjarjen dhe pista kryesore është përqendruar tek e shkuara e Harizajt ku nuk përjashtohet mundësia të jetë hakmarrje.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *