Një tjetër variant virusi shfaqet në qarkullim/ ‘Flurona’ prezente në gjysmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Flurona ka mbërritur tashmë në pothuajse të gjitha shtetet e rajonit ku në Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovine dhe Kroaci janë shfaqur rastet e para. Virusi i shfaqur se fundmi me emërtimin Flurona është një term i përdorur për të përshkruar dikë të infektuar me COVID-19 dhe grip në të njëjtën kohë.

Ndërkohë në Serbi, Kosovë, Mali të Zi dhe në Shqipëri numri i të infektuarve rishtazi me COVID po rritet dita-ditës por ende nuk janë raportuar raste me virusin Flurona. Ekspertët theksojnë se ata që janë vaksinuar kundër gripit nuk kanë rrezik që të marrin flurona. Paralelisht me frikën nga infektimet me virusin Flurona në shtetet e rajonit po zgjerohet edhe harta e të infektuarve me variantin e ri të koronavirusit i quajtur Omicron.

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është ende e rëndë ku dominon lloji i ri i koronavirusit Omicron por nuk është konfirmuar ende asnjë vdekje.

Në Malin e Zi janë regjistruar dy vdekje të pacientëve që kanë marrë të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, ku dy janë të moshuar me sëmundje shoqëruese.

Në rrezik për jetën janë edhe 22 pacientë me COVID në Qendrën Klinike të Malit të Zi.  Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, aktualisht në Mal të Zi janë aktive 16869 raste me koronavirus. Më shumë se 80.5 mijë qytetarë morën dozën e tretë Në Mal të Zi, 62.2 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 59.9 për qind janë rivaksinuar. Kroacia raportoi 8,587 raste të reja me COVID-19 një rritje prej 47%.

Kroacia ka vaksinuar 55.7% të popullsisë së saj deri më tani. Në Bosnjën fqinje, numri i rasteve pothuajse u dyfishua që nga java e kaluar  Sllovenia regjistroi një rritje nga 832 raste.

Në Serbi, autoritetet shëndetësore raportuan 7.488 raste të reja nga 25.516 persona të testuar. Deri më tani, 1.318.333 njerëz janë sëmurë nga COVID-19 në Serbi, e cila ka një popullsi prej 6.2 milionë banorësh dhe 1.831 kanë vdekur prej tij.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *