Prokuroria ka njoftuar se ka lëshuar disa urdhër-arreste për skandalin e publikimit të të dhënave personale të 690 mijë qytetarëve, nga të cilët 2 prej tyre janë ekzekutuar.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e të paktën 5 personave. Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.
Pra publikimi i të dhënave nuk ka qenë pjesë e ndonjë sulmi hakërimi, por nga vetë personat brenda institucionit.
/Priza.al/