Fjolla Morina postoi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku u shfaq shumë joshëse e veshur me një fustan ‘latex’ të zi që vinte në pah të gjitha hiret e saj. Postimi u shoqërua me një përshkrim po aq pikant sa fotot. Ajo shkroi,
‘Ka i keni burrat sonte loçka?’
Një nga komentuesit vazhdoi batutën e saj duke i shkruar këngëtares:
‘Ku e ke Fisnikun, loqk?’, duke dashur t’i vëjë në dukje krizën në marrëdhënie ende të paqartë që ka me partnerin e saj, Fisnik Syla.
Ndërkohë ky i fundi ka reaguar me një replikë në këtë koment.
‘Ktu hala tu u kull’-ka shkruar biznesmeni.
Kështu ai ka treguar se raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të mira, ndonëse fotot dhe daljet e përbashkëta publike prej kohësh mungojnë.
/Priza.al/