Avokati Spartak Ngjela ka folur gjatë ditës së sotme rreth situatës në PD ku sipas tij Ngjela ka treguar se Rama politikisht është me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa nga ana tjetër Basha, i cili po qëndron në krye të PD-së ka mbështetje të amerikanëve.
Nga ana tjetër Ngjela ka treguar se Moska dhe Beogradi janë duke pritur destabilizimin e vendit.
“Gjykatat janë të Saliut vetëm SPAK-u jo. Ai o është i çmendur ose po luan për të huajt dhe kush e duan destabilizimin e vendit Moska dhe Beogradi.
Berisha do të shpëtojë paratë, non-grata nuk shpallen kot ata. Dështim për marrjen e partisë, shteti rrezikohet nëse do kenë lëvizje të dhunshme. Rama politikisht është me Saliun, pasi Basha del më i fortë nga përkrahja e amerikanëve.
Unë mendoj nëse Basha merr forcë të madhe brenda pak kohësh do ketë zgjedhje të reja. Non-Grata dobëson Saliun, arrestimi i ministrit dobëson Ramës Basha forcohet dhe kështu zgjidhet ekuacioni”, tha Ngjela në studio.
/Priza.al/