Balla: ‘Lufta’ mes Berishës dhe Bashës, s’mund të kthehet në debat të çështjes kombëtare!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, komentoi nga Fieri situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. Balla u shpreh se agjenda e brendshme e PD nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë.

Ai iu bën thirrje shqiptarëve që të kenë më pak vëmendje se çfarë ndodh te dyert e selisë blu.

“Agjenda e brendshme e PD nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë. Debati i brendshëm i një partie politike nuk mund kurrsesi të kthehet në një debat të çështjes kombëtare.

Shqipëria ka nevojë për punë dhe ne jemi duke investuar në një sektor vital për ekonominë e vendit. Do ju ftoja të keni më pak vëmendje se çfarë ndodh tek dyert e SHQUP-it dhe të keni më shumë vëmendje çfarë ndodh tek dyert e shkollave në Shqipëri që po rikonstruktohen”, u shpreh Balla.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *