E rëndë në Fier! Ndërron jetë tre vjeçari në kopsht, dërgohet në spital nga edukatoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte në kopsht.

Bëhet me dije se i mituri ishte në një kopsht privat, ku është mbytur. Edukatoret menjëherë e kanë dërguar në spital pa shenja jete. Nuk dihet ende se kush ka qenë shkaku i mbytjes.

Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me ngjarjen në fjalë, sipas të cilës fëmija ka ndërruar jetë rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në një nga kopshtet private të qytetit.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *