Salah, Lewandowski apo Messi? Kush do të shpallet lojtari më i mirë për vitin 2021

FIFA ka shpallur emrat e tre lojtarëve të nominuar për çmimin ‘Lojtari më i mirë FIFA për meshkuj’. Robert Lewandowski (Poloni / FC Bayern Munich); Lionel Messi (Argjentinë / Barcelona / Paris Saint-Germain) dhe Mohamed Salah (Egjipt / Liverpool FC) do të jenë në garë për titullin futbollisti më i mirë i vitit 2021.

Çmimi do të jepet gjatë një ceremonie ‘online’ më 17 janar. Nuk ka finale për mesfushorin e Italisë, Jorginho kampion i Europës me Italinë dhe me Chelsean në nivel klubesh.

Çmimet zgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë përkatësisht nga trajnerët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip), kapitenët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip) dhe një gazetar i specializuar për çdo vend i përfaqësuar nga një ekip kombëtar dhe tifozë të regjistruar në Fifa.com.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *