Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP”, pikërisht për shkak të lidhjes së saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Teksa fansat janë ndarë në grupe me disa që mbështesin Beatrix-in, e disa të tjerë që mbështesin ish-partneren e Donaldit, moderatoren Bora Zemani, debati duket se është ndezur edhe më shumë në rrjet.
Por një “fanse” speciale e Beatrix-it duket se është mamaja e saj, e cila jo vetëm është aktive në rrjet, por pak herë ka reaguar në rrjetet sociale në mbrojtje të vajzës së saj. Nga një mesazh shikohet se një qytetar pretendon se mamaja e Beatrix, e ka sharë shumë rëndë.
Por duket se situata ka dalë pak jashtë kontrollit, teksa qytetari ka treguar një mesazh ku pretendon se mamaja e Beatrix, Antigona, e ka sharë dhe ofenduar atë shumë rëndë. Në mesazh shpaloset një fjalor mjaft banal, të cilin Antigona e ka përfunduar edhe me të tjerë.
“O bir k***ve, ti robt ku ti kesh! Ti më merr të keqen mua dhe familjes sime. Mallkuar qofsh!”,- përfundon mesazhi.
Por siç duket, Antigona Ramosaj, nuk përmbahet kur janë në diskutim fëmijët e saj.
/Priza.al/