Nuk do ta bëjë në asnjë mënyrë! Novak Djokoviç rrezikon për vaksinën ‘Australian Open’ dhe titullin kampion bote  

Insistimi për të mos u vaksinuar dhe tentativa për të anashkaluar rregullat e hyrjes në Australi mund t’i kushtojnë Novak Djokoviç jo vetëm pjesëmarrjen në turne.

Sportisti është në karantinë në një hotel në Melburn, në pritje të seancës gjyqësore ku do të shqyrtohet edhe një herë çështja e tij, ndërsa aty do të mësojë nëse do të luajë në këtë aktivitet, që të mundohet të ruajë edhe vendin e parë në renditjen botërore.

Mungesa e tij në aktivitet, do të bënte të humbte shumë pikë dhe të rrezikojë të humbasë ndaj Medvedev apo Zverecv vendin e parë të cilin e mban prej dy vitesh.

Fituesi i Australian Open merr 2000 pikë dhe nëse Medvedev apo Zverev të cilët kanë më pak se 2000 pikë diferencë nga ai në renditjen botërore do të sigurojnë suksesin, atëherë Djokoviç do t’i kushtonte shumë shtrenjtë bëma e fundit.

Meqë renditja përditësohet në muajin e ardhshëm, atij do t’i duhej të rikuperonte terren duke marrë pjesë në turne minorë për të fituar pikë që t’i mundësonin që të qëndronte përsëri i pari.

Por pa stërvitje dhe duke qëndruar i mbyllur në një hotel, kjo alternativë duket shumë pak e mundshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *