Trazirat në PD! Sot protestë ‘e jashtëzakonshme’ para selisë blu, kush do të jetë fati i Partisë Demokratike?

Një protestë me përmasa të ‘jashtëzakonshme’ është paralajmëruar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.

Protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë blu me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’.

Çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme?

Mbështetësit e Berishës do të tentojnë të nxjerrin nga zyra kryedemokratin Lulzim Basha në përpjekje për të përmbushur vullnetin e referendumit të 18 dhjetorit ku afro 44 mijë anëtarë të PD-së vendosën pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga funksioni i liderit të PD-së.

Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Dert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti që mund të ndodhin ditën e sotme ndërsa policia e shtetit ka marrë masa për të qënë në gatishmëri.

Sali Berisha pranoi mbrëmjen e djeshme në një intervistë se Basha do të largohet butësisht nga selia e PD-së. Ai theksoi se dhunë nuk do të ketë por do të gjenden mënyra të tjera për ta larguar Bashën nga selia. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që sot të qëndrojnë larg selisë blu, pasi  Berisha ka angazhuar kriminelë, trafikantë e persona me precedentë penalë për zhvilluar dhunë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *