Situata e vështirë te Manchester United, Cristiano Ronaldo mendon largimin, destinacion Sportingu i Lisbonës

Romanca mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldo mund të marrë fund për herë të dytë. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, portugezi po shqyrton mundësinë për tu larguar nga stadiumi ‘Old Trafford’, në fund të këtij sezoni pasi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Baza për marrjen e këtij vendimi do të jetë trajneri që do të vijë, pasi Ralf Ragnik do e drejtojë deri në fundin e sezonit dhe më pas, do të përshihet në anën sportive të klubit.

Nëse ai që vjen si pasardhës i gjermanit nuk arrijnë të marrë më të mirën nga numri 7, ai do të propozojë largimin pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2023. Maurisio Poketino, Erik ten Hag dhe Brendan Roxhers janë në krye të dëshirave të Junajtid. Gjithsesi, çështja e trajnerit nuk është problem i vetëm për portugezin, pasi mundësia e vogël për të fituar trofe me United po e shtynë akoma dhe më shumë që të mendojë largimin. Skuadrat e gatshme për të firmosur me të janë të pakta, gjithsesi, rikthimi te Sportingu i Lisbonës shihet si një ide që pëlqehet nga 36-vjeçari.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *