Situata shëndetësore në Britaninë e Madhe është aq kritike sa qeveria ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar spitalet të cilat po punojnë përtej kapaciteteve të tyre.
Spitalet në Londër janë goditur rëndë nga mungesat e stafit mjekësor. Rreth 200 trupa ushtarake po angazhohen për të dhënë ndihmën e tyre pasi numri i pacientëve që po trajtohen ka shkuar në 4.000 krahasuar me 1.100 që ishin në fillim të dhjetorit.
‘Burrat dhe gratë e forcave tona të armatosura janë duke ndihmuar edhe kolegët e tyre të dedikuar të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, teksa punojnë për të mbrojtur kombin nga koronavirusi’, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Sajid Javid u kërko bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që presioni mbi spitale të ulet. Kryeqyteti britanik është goditur rëndë nga shpërthimi ri dhe për pasojë ka pasur mungesa nëpër spitale.
Britania regjistroi të martën një rekord prej 218.724 rasteve të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë ditore prej shpërthimit të pandemisë.
/Priza.al/