Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka deklaruar ditën e sotme se në protestën që do të mbahet sot do të ketë shumë demokratë pjesëmarrës.
Ai theksoi se fton Bashën dhe të gjithë demokratët që t’i bashkohen protestës dhe të vijojë puna me Komisionin e Rithemelimit.
Fjala e Luan Baçit:
“Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe përpara selisë së PD. Ftoj anëtarët të shkojnë drejt Tiranës po asnjë problem, pa u frikësuar për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët. Protesta do të jetë masive dhe festive, ku do të mblidhemi për të zbatuar vendimin e kuvendit të 11 dhjetorit një vendim që e ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetar. Shpresoj që Basha sot të reflektojë dhe i kemi bërë ftesë të bashkohen me ne dhe të vazhdojmë punën me komisionin e rithemelimit. Komisioni i rithemelimit do te fillojë punë sot ndërsa demokratët do ta shoqërojnë. Basha është vetëm deputet i PD dhe ai sot ose duhet të bashkohet me ne ose të iki nga Zyra.
Nëse nuk del nga zyra le të rrijë bashkë me ne.
Nuk ka shans të na ndalojë njëri se s’ka kush të na ndalojë. Kush do të na ndalojë për të filluar punë, për të shkuar te puna jonë, te shtëpia jonë pasi jemi të zotët e shtëpisë. Për sa i përket blindimit të kryeministrisë: më vjen keq që veprimi që ka bërë Rama të cilën e bën prej 8 vitesh sa herë ka protesta blindimin e dyerve dhe dritareve, te njëjtën gje bëri dhe Basha imitoi dhe po mbyll dyert e PD dhe kjo është për të ardhur keq.”, tha Baçi.
/Priza.al/