Flamuri Kuqezi në tarracën e Shtëpisë së Bardhë! Truproja i Biden u bën zemrën ‘mal’ shqiptarëve

Truproja shqiptar i presidentit Biden ka bërë një gjest që i ka bërë mjaft krenarë shqiptarët. Ai shihet në një foto teksa valëvit një fanellë me flamurin shqiptar në tarracën e Shtëpisë së Bardhë, në SHBA.

Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në ambasadën amerikane në Tiranë, ka ndarë pamjet me ndjekësit në rrjetet e tij sociale dhe ka përgëzuar mikun e tij shqiptar, i cili i tregoi botës krenarinë e të qënurit shqiptar pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentet e Shteteve të Bashkuara.

“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentet e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *