Sekretari i PD-së Roland Bejko ka tentuar që të hyjë në seli, por është penguar nga mbështetësit e Berishës. Pasi është shtyrë nga protestuesit, Bejko ka kërkuar që të hyjë nga dera e pasme e PD-së por është përzënë prej aty.
Më pas Bejko deklaroi se ky episod është i njëjtë me atë çka i ka ndodhur në 91-shin, kur organizoi një grevë kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ai tha për mediat se kjo sjellje është produkt i Berishës.
“Nuk e dija që kishte kaq shumë njerëz, erdha të futëm në seli. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll këtë ma ka bërë vetëm turma e Enverit. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim duke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këta në krah. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë.”, tha Bejko.
/Priza.al/