I moshuari në Berat tentoi të gatuante, por i shpërthen bombula e gazit…

Një bombol gazi ka shpëthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Shpërthimi i bombulës 3 kilogramëshe ka shkaktuar  flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi.

Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli, i cili ka qënë duke gatuar në momentin që bombula ka shpërthyer.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime të moshuarin që jetonte i vetëm pas vdekjes së bashkëshortes së tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *