Festohen Krishtlindjet ortodokse në Rusi dhe shtete të tjera me shumicë ortodokse, mbahen lutje e festime

Të krishterët ortodoksë rusë dhe në disa shtete të tjera të botës kanë pritur me gëzim vitin e ri të krishterë. Besimtarët kanë festuar lindjen e Jezu Krishtit duke ndjekur një kalendar të ndryshëm nga ai gregorian që përdoret zakonisht në vendet perëndimore.

Julius Caesar e prezantoi këtë kalendar në vitin 46 para Krishtit bazuar në këshillën e astronomit egjiptian Sosigene, i cili kishte llogaritur vitin hënor.

Disa vende me shumicë të popullsisë në fenë ortodokse si Greqia, Qiproja dhe Rumania  përdorin tani 25 dhjetorin teksa kanë ndryshuar kalendarët. Megjithatë, ata ende mbajnë festime në Epifaninë dhe natën e Krishtlindjeve sipas kalendarit të tyre të vjetër Julian. Ato që ende festojnë në janar përfshijnë: Rusia Ukrainë Izraeli Egjipti Bullgaria Serbisë, Bjellorusia, Mali i Zi, Kazakistani, Maqedonia, Etiopia, Eritrea, Gjeorgjia dhe  Moldavia.  Edhe palestinezët e krishterë kanë marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve ortodokse, në kishën e Porfirit të Shenjtë në qytetin e Gazës.

Të krishterët ortodoks përbëjnë 2.5% të popullatës së Bregut Perëndimor dhe 1% të qytetit të Gazës. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike të vitit 1922, asokohe popullata kristiane e palestinezëve arrinte në 9%. Një pjesë e tyre besohet se u larguan nga vendi gjatë luftës arabo-izrelite në 1948 dhe më tej në luftën e vitit 1967 kur Izraeli pushtoi territoret palestineze.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *