Humbi jetën në aksidentin tragjik në Kalimash, zbulohet identiteti i studentes shqiptare në Itali

Identifikohet studentja shqiptare në Itali e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor brenda tunelit të Kalimashit. Edjona Sala ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Sala udhëtonte në mjetin me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malçi nga Shkopeti, në kohën kur ky i fundit ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën e tij.

Gjino Malçi së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *