Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika ka bërë një reagim zyrtar mbi protestën e sotme.
Në një prononcim për mediat Panganika është shprehur se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje dhe shtoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.
“Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë”, tha Panganika.
/Priza.al/