Një protestues është dhunuar gjatë kohës që ka tentuar të hyjë brenda selisë së PD-së.
Ai është kryetar i një grupseksioni në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Gjatë protestës u përdorën gaz lotsjellës, gurë dhe drurë.
Për këtë dhunë, ka reaguar dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
‘Fytyrat kriminale Rama-Basha.
Ne foto, Alban Hoxha, kryetar grupseksoni nr. 8, dega 6 Kombinat, Tirane’, shkruhet në krah të fotos së publikuar në faqen e Facebook të Sali Berishës.
/Priza.al/