14 persona janë shoqëruar në polici.
Këta persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet, pasi u përfshinë në një protestë të dhunshme në selinë e PD-së.
Mbështetës të Berishës tentuan që të hynin në ambientet e selisë blu. Ata u përpoqën që Basha të linte zyrën e tij, me pretendimin se ishte shkarkuar në një referendum të 18 dhjetorit.
Protesta e sotme u mbyll, por nuk dihet nëse ditët në vijim do të mblidhen sërish.
/Priza.al/