Ai ndodhet gjithmonë aty ku është lajmi dhe ku zhvillohen ngjarjet më të bujshme, por në jo pak raste i ka ndodhur që punën dhe pasionin për profesionin ta paguaj me gjak.
Njësoj si në 21 Janar 2011, apo protesta të tjera të dhunshme, edhe këtë herë, fotoreporteri Felix Bilani, i pranishëm për të ndjekur protestën e sotme të thirrur nga ish-Kryeministri Berisha, ka përfunduar në njërin prej mjeteve të Urgjencës të pranishme në zonë si, pasojë e gjendjes tepër të rënduar pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Fotografi Bilani, shihet në gjendje tepër të rënduar në një video të shpërndarë në rrjet, ndërsa nuk ngurron të paralajmërojë Bashën se, tanimë ata e kanë personale të gjithën.
“Një falënderim i veçantë për Urgjencën Shqiptare, e cila mu gjend menjëherë. Lulzim Basha, bashkë e kemi privatisht!”,- u shpreh fotografi Felix Bilani, në rrjet.
/Priza.al/