Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së ku u zhvillua sot protesta e mbështetësve të Sali Berishës.
Në këtë protestë, kemi parë përdorimin e dhunës nga shtetas të ndryshëm, që kanë përdorur leva, çekiçë dhe sende të tjera rrethanore, për të hapur dyert e selisë blu.
Persona nga brenda selisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.
Imeraj u shpreh se, do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.
/Priza.al/