Në pritje të djalit para drejtorisë së Policisë, Sali Lushaj: Florenc Hoxha mori 13 kriminelë nga Maqedonia

Artisti i njohur, Arkimed Lushaj ose ndryshe Stresi është arrestuar gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike. Duke pritur jashtë drejtorisë së Policisë për të birin, ka reaguar edhe ish truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj. Lushaj tha se dita e sotme ishte kurth nga ana e Bashës dhe policisë dhe është i lumtur që nuk u regjistruan viktima. Ndër të tjera ai bëri të ditur se ish drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha ka mbledhur 13 kriminelë të Maqedonisë për të dëmtuar protestuesit.

“Ne s’duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin se jemi vëllezër. Por jo ata kriminelë që janë brenda, 13 kriminelë të Maqedonisë të ardhur nga Florenc Hoxha. S’duhet të jenë aty. E di unë se si dilnin ata. Por unë s’mund ta bëj kundër vëllezërve të mi. Kanë gjuajt ata kriminelë që kanë qenë aty, jo demokratët.

Policia hodhi sot gaz lotsjellës nga më të tmerrshmit. Kjo ishte kurth sot. Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak, por kë do të vrasim? Shokët tanë? Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak nga ana jonë, se do të ishte situatë e tmerrshme”, tha Lushaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *