Policia e Shtetit, e thirrur nga një grup deputetësh për të ndërhyrë në mjediset e Partisë Demokratike, ka ndërhyrë me të gjitha mjetet e mundshme dhe ka shpërndarë protestën e sotme brenda oborrit të SHQUP-it.
Pas këtij operacioni policor, ka reaguar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ka komentuar protestën e zhvilluar sot para selisë së PD, të thirrur nga Sali Berisha.
Ministri Çuçi, e ka vlerësuar punën e policisë, që sipas tij, sot dëshmoi se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.
“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen.
Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”,- thekson ministri Çuçi.
/Priza.al/