Një 36 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Dimal dhe si pasojë është arrestuar një 50-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘4 Shtatori’ në fshatin Arrëz.
50-vjeçari pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit duke e plagosur në këmbë. Sipas policisë i plagosuri mori mjekimin në spital dhe është larguar drejt shtëpisë.
Njoftimi i Policisë:
Berat/ Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/