Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së dhunshme të 8 Janarit është kthyer sërish në selinë blu për të dhënë një deklaratë për mediat.
Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ai ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e thirrur prej tij.
Ai ka akuzuar policinë e shtetit se përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërkohë që u shpreh se: “protestuesit i hapën dyer të blinduara të Lulzim turpit”.
“Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojë
mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij. Gjithashtu, dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufishme, ndaj atyre demokratëve e demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë “jo, Lulzim, por Lulzi”
Sali Berisha, e cilësoi arrestimin e 34 demokratëve që morën pjesë në protestën e djeshme si një akt kriminal.
“Lulzimi po bashkëpunon me narkopolicinë e Edi Ramës. Pas protestës janë arrestuar, ndaluar demokratë që nuk kishin kryer në mënyre absolute asnjë lloj akti për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një tjetër histori turpi e Lulzim bravës, si një vegël e Edi Ramës. Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë, familjet e anëtareve të PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Arrestimi i demokratëve ishte një akt i turpshëm dhe kriminal. Basha ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli. Të dhëna të sigurta që Lulzim Brava, ka nxjerr armët e tyre me mjetet e tij, që nëse policia do të hynte brenda të mos gjendeshin të armatosur banditët.”, tha ai.
Prania tonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik. Asgjë nuk e ndalon mbizotërimin e shumicës. Asgjë nuk mund të pengoje këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.
Edhe pse Partia Demokratike është ‘skenë krimi’ për autoritetet hetimore, Sali Berisha nuk shfaqi asnjë distancim nga dhuna e ushtruar dje në selinë e PD.
“Falënderim ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore për demokratët shqiptarë.
Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre.
Pavarësisht nga këto, ato sicc u konstatu dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën. Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri”, tha Berisha.
/Priza.al/