Shtëpia e barit mori flakë, digjet shqiptari në Angli/ Policia dyshon për vrasje

Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e barit ku edhe “punonte” i riu. Ermal Qose, u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë 2 ditë më vonë në spital.

Policia metropolitane përmes një njoftimi thotë se të Dielën e 2 Janarit një shtetas shqiptar u gjet i djegur brenda një garazhi në zonën Clapton.

Ermal Qose 35 vjeç,  humbi jetën si pasojë e një zjarri masiv brenda një ferme kanabisi në adresën Southwold Road, E5.

Kryeinspektori i Policisë, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri.

Megjithatë nuk përjashtoi faktin që Qose edhe mund të ishte vrarë.

“Unë dua të dëgjoj nga banorët e zonës që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri nëse kanë parë njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia,”-shtoi ai.

Një 33 vjeçar është arrestuar nën akuzën e burgosjes së rreme dhe kultivimit të kanabisit. Ky person po hetohet në gjendje të lirë.

Po për këtë ngjarje më 7 Janar është arrestuar një 26 vjeçar nën akuzën e vrasjes, burgim të rremë dhe kultivim kanabisi.

DCI Mark Rogers që po udhëheq këtë hetim thotë se viktima Ermali humbi jetën në rrethana tragjike pasi mbeti i izoluar brenda kësaj godine e kthyer në një fermë kanabisi e cila u përfshi nga flakë të mëdha.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *