“Njerëz që lëndojnë”, Monika Lubonja hedh akuzat e rënda ndaj banorëve të ‘Big Brother VIP’

Aktorja Monika Lubonja është një prej konkurrenteve të ‘Big Brother VIP’ që ka hyrë në shtëpinë më të famshme që në natën e parë të këtij reality-show.

Mirëpo duke qenë se disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë disa muaj aty, tashmë kanë arritur në një pikë ku e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin. Tani ka ardhur momenti ku janë më të përfshirë emocionalisht dhe se të gjithë i kanë të qarta objektivat e tyre

Së fundmi, teksa bisedonte në oborr me Arjolën dhe Arbrin, Monika ka komentuar situatën dhe gjendjen momentale në garë.

Aktorja e njohur ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka akuzuar rëndë një pjesë të banorëve, duke thënë se shumë prej tyre kanë arritur të lëndojnë të tjerët vetëm për lojë.

Por jo vetëm kaq, pasi Lubonja ka komentuar gjithashtu edhe agravimet e ndryshme të debateve, ku “qorton” ata që ngrenë zërin në debate dhe nuk i kontrollojnë fjalët e tyre, vetëm për t’i qëndruar deri në fund lojës së tyre.

“Në këtë format unë kam parë njerëz që lëndojnë, njerëz që nuk dinë t’i vënë fre gojës vetëm për hir të lojë, nuk është aspak e bukur të ulëritet orë e minutë”, ka thënë Monika.

I just cried, I could not speak", Monika Lubonja confesses her health  problem - Gossip

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *