Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan me kallashnikov në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau Dejes, në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se bashkëshorti ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten 40 vjeçare. Mesohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe.

Mësohet se burri në fjalë, ende i paidentifikuar, ka qëlluar edhe veten me armë zjarri, pasi ka vrarë të shoqen. Ai ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, por nuk është ende në gjendje të flasë për të dhënë detaje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me ngjarjen e rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *