Vrau burrin dhe shpërndau pjesët e trupit nëpër qytet, mësuesi nga Berlini zbulohet nga policia

Një mësuese nga Berlini është dënuar për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burri, për të cilin gjykatësi tha se ishte kryer si pjesë e “fantazive të kanibalizmit”.

42-vjeçari, i identifikuar vetëm si Stefan R, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u dënua gjithashtu për prishje të qetësisë së të vdekurve pas një gjyqi që u hap në gusht.

Gjyqi ka konstatuar se arsimtari Stephan R. në shtator të vitit 2020 mbyti inxhinierin 43-vjeç, për të “realizuar fantazitë e tij te kanibalizmit”. “Ajo çfarë keni bërë nuk është njerëzore”, tha gjykatësi Matthias Sherc.

Burrat u takuan në një portal takimesh dhe ranë dakord të takoheshin për seks në apartamentin e mësuesesit në Berlin, sipas hetuesve. Gjykata konstatoi se i pandehuri aty ka vrarë të njohurin e tij, i ka prerë trupin dhe më pas ka lënë pjesë të tij në lagje të ndryshme të qytetit. Hetuesit kanë bërë të ditur se viktima nuk kishte pritur se do të sulmohet.

Gjykatësi ka thënë se i akuzuari kishte menduar prej kohësh për “masakrim dhe kanibalizëm”, pasi kishte vizituar forume të ndryshme nëpër internet dhe kishte lexuar shumë për këtë temë.

I pandehuri kishte “zhvilluar gjithnjë e më shumë ide për masakrën dhe kanibalizmin” dhe kishte vizituar forumet e kanibalizmit në internet, tha Schertz. Hetuesit gjetën një sharrë kockash dhe thika specialistike në banesën e tij.

Prokurorët thanë se i pandehuri preu organet gjenitale të viktimës me qëllim që t’i hante dhe gjyqtarët ranë dakord, raportoi dpa. Nuk mund të konstatohet nëse ai e ka realizuar këtë qëllim.

Policia kaloi javë në kërkim të mekanikut të zhdukur përpara se këmbësorët të gjenin eshtra në një pyll të Berlinit. Gjykata konstatoi se i pandehuri mbante përgjegjësi “veçanërisht të rënda”, që do të thotë se ai nuk do të ketë të drejtën e lirimit me kusht automatikisht pas 15 vjetësh, siç është zakon në Gjermani.

I pandehuri kundërshtoi akuzat, duke thënë se e gjeti të njohurin e tij të vdekur në një divan pasi kaloi natën dhe nuk thirri policinë apo ambulancën “sepse do të kishte dalë se unë jam homoseksual”. Mbrojtja kërkoi lirimin e tij.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *