Stresi u arrestua nga policia gjatë protestës së djeshme para selisë së PD-së.
Sot ka ardhur një reagim nga Morena Taraku, e cila ka treguar se ka një raport mjaft të afërt me reperin. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka kërkuar lirimin e tij.
“Ti je me mua në çdo cep të botës…Pa ty nuk jam unë. Free Stresi. Zemra e tij meriton dashuri jo dhunë”- ka shkruar ajo.
Kujtojmë që ishte vetë reperi, i cili bëri me dije përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”, se po shoqërohej në komisariat.
/Priza.al/