Pasditen e sotme në mjet tip “Toyota” ka përplasur këmbësoren 19-vjeçare në Elbasan. Policia bën me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.01.2022, rreth orës 17:45, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/