6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër

6 Këshilla Si Të Ulni Tensionin e Lartë Të Gjakut Në Dimër
Ekspertët kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit. Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në barrën e punës për zemrën. Shmangni lodhjen dhe ngritjen e peshave të rënda. Vishuni trashë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Mbani gjithmonë shall dhe doreza për të minimizuar ekspozimin e lëkurës ndaj temperaturës së jashtme. Shmangni alkolin dhe kafeinën të cilat shterojnë nxehtësinë e brendshme të trupit. Kujdesuni që të hani shëndetshëm dhe të kufizoni konsumin e kripës.

Boronicat dhe Frutat e Pyllit
Një racion me boronica në javë ul rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut. Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedra kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër. Të treja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C dhe kaliumit.

8 përfitimet e mrekullueshme shëndetësore të frutave të pyllit - Lajmet e fundit - Zëri

Drithërat e Plota
Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, bollguri, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë. Studiuesit e Universitetit të Harvardit thonë se konsumi i drithërave në 12 javë nxit përgjysmimin e sasisë së medikamenteve kundër hipertensionit. Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë.

Drithërat e plota, ekspertët këshillojnë: Përdorini për rregullimin e presionit të gjakut! – Balkanweb.com – News24

Panxhari i kuq
Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës. Studimet thonë se nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Panxhari i Kuq - Për Shëndetin e Mirë të Zemrës dhe Organizmit - AgroWeb

Çokollata e zezë
Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë ( me përmbajtje prej 60% – 80% kakao ) në ditë mund të ulni tensionin e gjakut. Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale.

Ja pse duhet të konsumoni çokollatë të zezë... - Guide per shendetin

Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme por edhe eliminojnë kripën e tepërt që është përgjegjëse për tensionin e lartë.

Spinaqi, për lëkurë më të bukur - Rajonipress.com

Peshku
Peshqit janë të pasur me Omega-3 plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rrezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit më të miër janë: salmoni i egër, trofta, skumbrina, toni, merluci dhe harenga. Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë.

Peshk i Egër Apo Rezervati - Si të Zgjidhni Më të Mirin - AgroWeb

Brokoli
Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.

Brokoli - Vlerat Më Të Forta I Përfitoni Nëse E Hani Të Pagatuar - AgroWeb

Lulerradhiqia
Lulerradhiqja nxit eliminimin e kripës nga organizmi nëpërmjet urinës. Lulerradhiqja është e pasur me magnez që zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe largon trysninë nga zemra.

 

11 ushqimet që mund të ulin tensionin e gjakut - Rilindja Demokratike

/Burime.Agroweb.org/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *