Një përplasje është shkaktuar dje në emisionin “Opinion” ndërmjet kryebashkiakut Veliaj dhe gazetares Juli Xhokaxhi, lidhur me procesin e votimit më 25 prill. Debati nisi pasi gazetarja ia bëri të qartë kreut të Bashkisë se nuk do të votonte. Kjo ka shkaktuar edhe zemëratën e Veliajt, i cili tha se nuk ishte me vend atë çfarë pohoi gazetarja.
Juli Xhokaxhi: Unë nuk votoj fare.
Erion Veliaj: Po pse na harxhon kohën kot. Kjo është fyese kjo… Kjo që sapo the… Kjo fyen inteligjencën e personave që do të shkojnë të votojnë.
Juli Xhokaxhi: Nuk jam krenare që nuk votoj, thjesht nuk kam gjetur alternativë deri më tani. Është tjetër çështje, mos ta kthejmë personale se nuk ka lidhje. Unë e ktheva për batutë, sepse the votojmë për një qendër. E kalove kot, se nuk ka lidhje fare…