Tërmeti i mbrëmjes së shkuar në Greqi ka shkaktuar dëme materiale edhe në vendin tonë, pikërisht në qarkun e Korçës.
Behet me dije se nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 5.6 të shkallës rihter janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.
Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec. Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.
Sipas kryetarit të bashkisë, Eduard Duro, banesat janë të vjetra dhe të amortizuara, por do të verifikohen në terren.
/Priza.al/