Detaje nga atentati në Fushë- Krujë/ Zbardhet dëshmia e Bejtjas: S’pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim

Zbardhen të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë. Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka u paraqitën pranë spitalit të Traumës të plagosur. Nga marrja në pyetje dy personat që ishin shënjestër e atentatit pak të dhëna i kanë dhënë policisë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, të cilat janë administruar nga hetuesit.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për teë shpëtuar. Nuk i pame kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Policia thotë se në vendin e atentatit nuk kanë mundur të sigurojnë pamje filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve. Është gjetur një segment pa kamera sigurie, por po përpiqemi që nga telefonat e Bejtjas dhe Stafukës të zbulojmë me cilët persona kanë folur së fundi, dhe me cilët kanë qenë në takim në Fushë-Krujë sepse ata nuk japin të dhëna për konfliktet që kanë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *