Donaldi bën deklaratën e papritur për Monikën: Për moshën që ka është shumë…

Debate të forta ka patur në BBV mes Donald Veshajt dhe Monika Lubonjës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por kanë disa javë që gjërat mes tyre janë sqaruar dhe tashmë janë miq të mirë.

Madje së fundmi, aktori i humorit është shprehur se nuk ia bën zemra që ta nxjerrë nga shtëpia Monikën. Teksa bisedonte me Beatrix Ramosajn, Donaldi ka shprehur vlerësimin e tij për aktoren e njohur.

“Për moshën që ka është shumë mendje hapur. Mua nuk ma bën zemra të nxjerr nga shtëpia Monikën”, është shprehur Veshaj.

E duket se njësoj mendon edhe Beatrix dhe as asaj nuk ia bën zemra që ta largojë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *