Klubi i Manchester City-t është tronditur nga një padi e ngritur nga 8 burra, të cilët akuzuan trajnerin e tyre Barry Bennell se i ka ngacmuar seksualisht 30 vjet më parë.
Megjithatë, gjyqi u konkludua me humbjen e këtyre të cilët pandehnin se kishte gisht edhe klubi.
Akuzuesit që janë rreth moshës 40-50 vjeç, thanë se Bennel abuzoi me ta kur drejtonte Anglinë veriperëndimore midis 1979 dhe 1985.
Ata kërkonin kështu dëmshpërblime për lëndime psikiatrike, ndërsa gjashtë u përpoqën gjithashtu të padisnin për humbjen e të ardhurave nga futbolli.
Por gjykatësi këtë mëngjes vendosi në favor të Cityt me grupin që tani është vendosur të apelojë.
/Priza.al/