Protesta e dhunshme në selinë e PD/ Berisha dhe Basha do të thirren në prokurori

Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise. /r/n/r/nSali Berisha and DP leader Lulzim Basha, leave the Presidential Headquarters, after following the inauguration of Ilir Meta, as the new Albanian President. Ilir Meta, 47, a former speaker of parliament and prime minister is Albania's seventh President since the country toppled communism in 1990.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kreu i kësaj partie Sali Berisha pritet të thirren nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në protestën e 8 janarit para selisë së PD-së.

Bëhet me dije se prokurori Elio Mazreku, po merret me hetimin e protestës ku të shtunën e 8 janarit, përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e e Partisë Demokratike.

Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.

Megjithë rezistencën e personave nga brenda godinës, protestuesit depërtuan në brendësi të godinës, pasi shkatërruan për disa orë sulmi me pajisje hekurthyese dyert e mbyllura me elemente metalikë. Diplomatët amerikanë, europianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës, e cila u shpërnda nga policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *